Një Vit i Institutit Konservator Shqiptar (ACI) – Kur Mbaron Propaganda, Flet ACI
One Year of the Albanian Conservative Institute (ACI) – When the Propaganda Ends, ACI Speaks
Albanian Conservative Institute
11/23/20255 min read


One year ago, we founded the Albanian Conservative Institute (ACI) as a genuine, functional, ideological think tank, convinced that Albania needed a clear, reasoned, and unwavering voice in defense of Western values, the family, economic freedom, and national dignity. Today, after only twelve months, ACI has become a reference point for the conservative debate in the country and a serious address for our international partners.
Throughout this year, we have raised our voice wherever the freedom and rights of Albanians have been violated: we began with our first event, a Human Rights Forum that produced a resolution signed by more than 20 organizations; we continued with discussions on state capture, and with our analyses of justice, security, the economy, education, healthcare, and the demographic crisis. Our studies on Albania’s economic model, education, investment climate, territorial development, and development strategy have offered not only criticism but also concrete, measurable alternatives, grounded in the best conservative experiences of the West.
ACI has been, and will remain, a conservative laboratory of ideas in Albania’s public discourse. Our team has contributed directly to drafting programs for the economy, family, education, healthcare, security, culture, de-communization, reintegration of former political prisoners, and good governance for the Democratic Party. The Institute is built upon an outstanding team—among the most elite Albania has today—comprising former ministers, respected former MPs, and distinguished experts in economics, education, healthcare, territorial development and decentralization, geopolitics and regional affairs, national security, social policy, conservatism, communication, and political marketing. Every member of ACI has been active in public debates, shaping opinion and articulating a modern, responsible, and visionary right.
On the international stage, this year marked a historic moment: for the first time, an official delegation of British MPs was received by our Institute, sealing ACI’s role as a trusted partner of British conservatives. Likewise, we strengthened ties with the American right, with figures close to President Trump, with networks such as the Federalist Society, and with the most prestigious centers of conservative policymaking.
Our cooperation has expanded into a broad transatlantic network, through enduring ties with the Heritage Foundation, Konrad Adenauer Stiftung, Danube Institute, Americans for Tax Reform, Nazione Futura, Ordo Iuris, CPAC, Wilfried Martens Center, New Direction, Warsaw Enterprise Institute, Center for Fundamental Rights, as well as with political groups such as the EPP, ECR, the Republican Party of the United States, and the British Conservatives. This cooperation is built on mutual trust and shared values: national sovereignty, free economy, rule of law, security, tradition, and the defense of Western civilization.
Today, ACI is increasingly invited to present its analyses in international forums on Albania and the Balkans.
We have demonstrated that Albania can be a reliable ally of the West—if governed by clear conservative principles and long-term vision.
We are grateful for the trust of our partners and for the support of all those who believe Albania deserves more than clientelism, institutional capture, and deliberate impoverishment. But this is only the beginning. ACI is not a seasonal project; it is a commitment for decades to come. We will continue to produce ideas, analyses, policies, and visions that strengthen the family, work, entrepreneurship, order, and the rule of law.
Every Albanian on the right, every conservative who believes in freedom, responsibility, tradition, and the West, will find ACI at their side in every battle. Meanwhile, right-wing organizations and parties in the US and Europe will have in Albania a steadfast, serious, and coherent partner, working for a country rooted in Western values and liberal democracy.
One year after its founding, amid challenges and achievements, ACI has proven that the Albanian right has ideas, vision, and courage.
We will not be silent. We will not retreat. We will continue to be the strong, ideological, clear, and determined voice of modern conservatism in Albania—today, tomorrow, and for generations to come.
Një vit më parë ngritëm Institutin Konservator Shqiptar (ACI) si një think tank i vërtetë, funksional, ideologjik, me bindjen se Shqipërisë i duhej një zë i qartë, i argumentuar dhe i palëkundur në mbrojtje të vlerave perëndimore, familjes, lirisë ekonomike dhe dinjitetit kombëtar. Sot, pas vetëm dymbëdhjetë muajsh, ACI është shndërruar në një pikë referimi për debatin e djathtë në vend dhe në një adresë serioze për partnerët tanë ndërkombëtarë.
Gjatë këtij viti kemi ngritur zërin kudo ku është cënuar liria dhe e drejta e shqiptarëve: e nisëm eventin e parë me një Forum për të drejtat e njeriut, që prodhoi një rezolutë të firmosur nga mbi 20 organizata, e kemi vazhduar me diskutime mbi kapjen e shtetit, me analizat tona për drejtësinë, sigurinë, ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe krizën demografike. Studimet tona mbi modelin ekonomik të Shqipërisë, arsimin, klimën e investimeve, zhvillimin territorial dhe modelin zhvillimor kanë ofruar jo vetëm kritikë, por alternativa konkrete, të matshme dhe të bazuara në përvojat më të mira konservatore të Perëndimit.
ACI ka qenë dhe do të mbetet një laboratori i djathtë i ideve në diskursin publik në Shqipëri. Ekipi ynë ka kontribuar drejtpërdrejt në hartimin e programeve për ekonominë, familjen, arsimin, shëndetësinë, sigurinë, kulturen, dekomunistizimin, ri integrimin e ish të përndjekurve politikë, dhe qeverisjen e mirë të Partisë Demokratike. Instituti ynë mbështetet mbi një ekip të shkëlqyer, ndër më elitaret që ka sot Shqipëria, me ish Ministra, ish deputetë të nderuar, ekspertë të respektuar e të shquar në ekonomi, arsim, shëndetësi, zhvillim territorial dhe decentralizim, gjeopolitikë dhe rajon, siguri kombëtare, politika sociale, konservatorizëm, komunikim dhe marketing politik. Çdo anëtar i ACI-së ka qenë aktiv në debatet publike, duke formësuar opinionin dhe duke artikuluar një të djathtë moderne, të përgjegjshme dhe me vizion të qartë.
Në planin ndërkombëtar, ky vit shënoi një moment historik: për herë të parë, një delegacion zyrtar deputetësh britanikë u prit nga Instituti ynë, duke vulosur rolin e Institutit si partner i besueshëm i konservatorëve britanikë. Po ashtu, kemi forcuar lidhjet me të djathtën amerikane, me figura pranë Presidentit Trump, me rrjete si Federalist Society dhe me qendrat më prestigjioze të politikë-bërjes konservatore.
Bashkëpunimi ynë është zgjeruar në një rrjet të gjerë transatlantik, përmes lidhjeve të qëndrueshme me Heritage Foundation, Konrad Adenauer Stiftung, Danube Institute, Americans for Tax Reform, Nazione Futura, Ordo Iuris, CPAC, Wilfried Martens Center, New Direction, Warsaw Enterprise Institute, Center for Fundamental Rights, si edhe me grupe politike si EPP, ECR, Partinë Republikane të SHBA-së dhe Konservatorët Britanikë. Ky bashkëpunim është ndërtuar mbi besim reciprok dhe vlera të përbashkëta: sovranitet kombëtar, ekonomi të lirë, shtet të së drejtës, siguri, traditë dhe mbrojtje të civilizimit perëndimor.
Sot, ACI ftohet gjithnjë e më shpesh të paraqesë analizat e veta në forume ndërkombëtare mbi Shqipërinë dhe Ballkanin. Ne kemi treguar se Shqipëria mund të jetë aleat i besueshëm i Perëndimit, nëse drejtohet me parime të qarta konservatore dhe me vizion të gjatë.
Ne jemi mirënjohës për besimin e partnerëve tanë dhe për mbështetjen e të gjithë atyre që besojnë se Shqipëria meriton më shumë se klientelizëm, kapje institucionesh dhe varfërim të qëllimshëm. Por ky është vetëm fillimi. ACI nuk është projekt sezonal; është një angazhim për dekadat që vijnë. Ne do të vazhdojmë të prodhojmë ide, analiza, politika dhe vizione që fuqizojnë familjen, punën, sipërmarrjen, rendin dhe shtetin e së drejtës.
Çdo i djathtë shqiptar, çdo konservator që beson te liria, përgjegjësia, tradita dhe Perëndimi, do ta ketë ACI-n në krah në çdo betejë. Ndërsa organizatat dhe partitë e djathta në SHBA dhe Europë do të kenë në Shqipëri një partner të palëkundur, serioz dhe koherent, që punon për një vend të rrënjosur në vlerat perëndimore dhe në demokracinë liberale.
Një vit pas themelimit, mes sfidash dhe arritjesh, ACI ka dëshmuar se e djathta shqiptare ka ide, ka vizion dhe ka kurajo. Ne nuk do të heshtim. Ne nuk do të tërhiqemi. Ne do të vazhdojmë të jemi zëri i fortë, ideor, i kthjellët dhe i vendosur i konservatorizmit modern në Shqipëri – sot, nesër dhe për gjeneratat që vijnë.
