Qëndrimi i Institutit Konservator Shqiptar mbi Reformën Zgjedhore në Shqipëri

Drejtuesi Ekzekutiv & Bordi i Drejtuesve

2/14/20266 min read

1. Parim themelor: Shqipëria nuk ka nevojë për sisteme “perfekte”, por për sisteme të ndershme që reflektojnë prioritetet, dinamikat, kulturën, problemet që ka Shqipëria

Instituti Konservator Shqiptar (IKSH) mirëpret diskutimet kanë nisur nga partitë politike, intelektualë, apo organizata të shoqërisë civile në lidhje me reformën zgjedhore.

IKSH thekson se nuk mund të ketë një reformë zgjedhore që reflekton vullnetin sovran të shqiptarëve në mungesë të debatit të plotë të të gjitha opsioneve të saj, midis të gjitha partive politike, aktorëve e faktorëve të shoqërisë shqiptare, intelektualëve, qendrave të mendimit e të tjerë.

IKSH vlerëson se çdo diskutim për reformën zgjedhore do të duhet të reflektojë dinamikat, problemet dhe prioritetet e shoqërisë shqiptare, cilat shkojnë përtej çështjes sistemit zgjedhor dhe kanë të bëjnë me financimin e partive, ndikimet në fushatë nga faktorë jo politikë, numërimit të kutive të votimit, apo dhe demokratizimin e partive. Reforma zgjedhore nuk duhet të jetë as pengu i monopoleve politike vendase, as thesi i shpuar i parave të donatorëve të huaj për financimin e çfarëdo versioni të tij "për sa kohë ka konsensus politik".

Përvoja shqiptare e viteve të fundit, si dhe raporti final i zgjedhjeve të 11 majit 2025 i OSBE/ODIHR hedhin dritë në mënyrë përsëritur mbi rikthimin e “partisë shtet”, përdorimin e burimeve publike, faljen e gjobave, ndikimin e grupeve kriminale, dhënien e licensave apo shpërblimeve të tjera, presionin mbi administratën dhe rrjetet e patronazhistëve, tregojnë qartë se problemi nuk është vetëm formula matematikore e ndarjes së mandateve, por arkitektura e përgjithshme e sistemit dhe konkurrencës politike.

Shqipëria nuk ka nevojë për një sistem teorikisht përsosur letër, por për një sistem garanton:

· përfaqësim real;

· konkurrencë lirë dhe të ndershme;

· llogaridhënie individuale deputetit;

· dhe kufizim maksimal kapjes shtetit nga mazhoranca aktuale apo cilado shumicë qoftë.

2. Diagnozë e përbashkët

Problemi kryesor i zgjedhjeve në Shqipëri nuk është ekzistenca e partive të mëdha, por asimetria e pushtetit.

Sot kemi një situatë ku:

· mazhoranca kontrollon administratën;

· përdor burimet publike fushatë;

· ndikon median;

· dhe e kthen të gjithë aparatin shtetëror aktor zgjedhor.

këto kushte, çdo reformë që:
· fragmenton opozitën;

· dobëson partitë politike opozitare dhe aftësitë e tyre për të konkurruar;

· ose e paraqet pluralizmin si shumëzim subjektesh dobëta;

i shërben objektivisht pushtetit të partisë-shtet dhe konsolidimit të mëtejshëm të monopartitizmit në Shqipëri nën një fasadë pseudoliberale, jo demokracisë përfaqësuese, duke e futur Shqipërinë në rrjedhën e papranueshme të autokracive anti-perëndimore.

3. Legjitimiteti i ankesave të shoqërisë civile

Ne i konsiderojmë legjitime parashtrimet e shumë segmenteve të pakapura të shoqërisë, partive vogla dhe kandidatëve pavarur për sa i përket:

· Kostove të larta hyrjes në garë;

· Mungesës së aksesit media;

· Vështirësive reale për konkurruar.

Njëkohësisht duke vërejtur me shqetësim konsolidimin agresiv pushtetit Shqipëri dorën e një autokrati të vetëm të mbështetur nga një grup i vogël "oligarkësh", shprehemi të bindur se:

· Me autokracinë shtetërore pluralizmi nuk mund përballet apo të mbijetojë për sa kohë ka fragmentim dhe mungesë bashkëpunimi opozitar.

· Demokracia ka nevojë për opozitë të fortë, të konsoliduar, të koordinuar, që sjell bashkë zëra të ndryshëm, dhe jo për opozitë të shpërndarë. Në këtë pikë kritike që ndodhet vendi, i cili vuan pasojat e një agjende të mirëfilltë shpopullimi, ajo që na bashkon është më e madhe se ajo që na ndan. Ulja në një tryezë e çdo faktori dhe aktori politik apo të shoqërisë, dhe rritja e presionit për ndryshimet e duhura janë hapi i pari për ndryshimin e situatës.

Një sistem që prodhon shumë zëra, por asnjë alternativë reale qeverisëse, nuk e forcon kontrollin ndaj pushtetit.

4. Hapja e debatit: përtej proporcionalit

IKSH vlerëson se diskutimi nuk duhet të kufizohet në sistemin proporcional dhe format e tij, por të zgjerohet përtej proporcionalit dhe të marrë seriozisht në shqyrtim, duke vlerësuar teknikisht çdo aspekt dhe cili përshtatet më mirë me realitetin shqiptar:

· modele mazhoritare klasike;

· modele përziera;

· modele të mazhoritarit të korrektuar, si ai i Gjermanisë.

Modeli gjerman (Mixed-Member Proportional) kombinon:

· zgjedhjen direkte deputetëve zona mazhoritare;

· me një korrigjim proporcional nivel kombëtar.

Ky sistem krijon një lidhje drejtpërdrejtë deputet-zonë, rrit përgjegjshmërinë individuale dhe ul varësinë e plotë nga kryetari i partisë, ndërkohë që ruan proporcionalitetin e përgjithshëm.

kontekstin shqiptar, ku:

· deputeti shpesh është produkt i listës së mbyllur dhe jo i votës direkte;

· lidhja me elektoratin dhe llogaridhënia ndaj tij është e dobët dhe faktikisht inekzistente;

· partia dominohet nga lidershipi qendror;

· Grupet kriminale dhe patronazhimi dominojnë lokalisht në shumë zona,

një sistem i përzier do të meritonte një studim serioz krahasues përpara se të përjashtohet apriori nga debati.

5. Reforma zgjedhore si reformë e sistemit, jo vetëm e formulës

IKSH thekson se reforma zgjedhore nuk mund reduktohet vetëm ndryshim sistemi. Ajo duhet të trajtojë në mënyrë të integruar:

a) Financimin e partive politike

· transparencë reale e financimeve;

· kufizim i ndikimit parasë informale;

· auditim i pavarur dhe efektiv.

b) Fenomenin e patronazhistëve

Sistemet e databazave partiake lidhura me administratën publike, e duke përdorur të dhëna private nga databaza shtetërore, cenojnë lirinë e votës dhe krijojnë presion sistemik mbi qytetarët. Ky është problem strukturor i konkurrencës.

c) Fenomenin “Partia-shtet”

Sipas konstatimeve të përsëritura nga burime shqiptare, por edhe të shprehura vazhdimisht nga partnerë të specializuar ndërkombëtarë, si dhe nga raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, përdorimi i burimeve shtetërore në favor të mazhorancës është një problem i vazhdueshëm.

Sipas tyre në zgjedhjet e fundit u mjegullua vija ndarëse mes partisë dhe shtetit, pati ndikim e presion të qeverisë në punonjësit e administratës, pati falje të gjobave masë madhe, dhënie licensave, dhe pati ndikim krimit organizuar procesin zgjedhor.

Reforma duhet përfshijë:

· një proces debati dhe përfshirjeje të aktorëve dhe faktorëve vendas, pa përjashtuar dhe sulmuar askënd, mënyrë përtej rezultatit politik, produkti të jetë debati thelbësor;

· një sistem zgjedhor që reflekton thellësisht dinamikat dhe realitetet thelbësore shqiptare dhe jo prioritetet vazhdimisht fluide të donatorëve;

· ndarje qartë funksioneve partiake nga ato shtetërore;

· sanksione reale për abuzimin me administratën dhe pushtetin;

· eliminimin e ndikimit të grupeve kriminale në procesin zgjedhor;

· numërimin e votave në qendrat e votimit, siç bëhet në Kosovë apo vende të Bashkimit Europian;

· mekanizma efektivë monitorimi gjatë fushatës;

· depolitizimin e administratës zgjedhore.

Pa adresuar këto elemente, çdo ndryshim sistemi do jetë kozmetik.

6. Rikthimi i koalicioneve parazgjedhore – kusht thelbësor

IKSH konsideron se rikthimi i koalicioneve parazgjedhore është një kusht themelor për pluralizmin real.

Ndryshimet e fundit kufizuan koalicionet:

· reduktuan hapësirën për përfaqësim forcave mesme dhe vogla;

· favorizuan polarizimin artificial;

· shtuan deformimin e vullnetit politik.

Koalicionet parazgjedhore:

· rrisin transparencën përpara votimit;

· u japin zgjedhësve qartësi mbi alternativat qeverisëse;

· shmangin marrëveshjet oportuniste pas zgjedhjeve.

një sistem përzier, ato do ishin edhe rëndësishme për stabilitetin institucional.

7. Përfundim: drejt një reforme që i përgjigjet realitetit shqiptar

Instituti Konservator Shqiptar vlerëson se reforma zgjedhore duhet:

1. hapë dhe realizojë debatin për modele zgjedhore alternative, përfshirë mazhoritarin e korrektuar proporcionalisht, dhe studiojë se cili model i përshtatet Shqipërisë miri.

2. Të trajtojë në mënyrë integrale financimin politik, presionin administrativ dhe fenomenin e parti-shtet.

3. rikthejë koalicionet parazgjedhore si instrument pluralizmi.

4. forcojë lidhjen mes deputetit dhe qytetarit përmes elementëve mazhoritarë.

Tryezat e debatit thelbësor sipas kritereve të mësipërme, pas një studimi të mirëmenduar, do të duhet të dalin me një propozim të vetin për t’ia u paraqitur partive politike.

Reforma zgjedhore nuk është punim akademik. Ne duhet ta shohim si një mekanizëm mbrojtës kundër kapjes së shtetit dhe garanci për forcimin e llogaridhënies dhe për rotacion demokratik.

Shqipëria nuk ka nevojë për një sistem estetikisht dhe kozmetikisht balancuar, por për një sistem që prodhon legjitimitet, llogaridhënie dhe konkurrencë reale politike.

Drejtuesi Ekzekutiv

Bordi i Drejtuesve i Institutit Konservator Shqiptar