Rendi Liberal dhe Kriza e Tij: Nga Fitoret mbi Totalitarizmin tek Dobësia përballë Emigracionit

The Liberal Order and Its Crisis: From Victory over Totalitarianism to Weakness in the Face of Migration (english version adjacent)

Enri Çeno

9/9/20255 min read

Pas Luftës së Dytë Botërore, bota perëndimore ndërtoi një rend të ri politik dhe ekonomik, të quajtur rendi liberal ndërkombëtar. Ai u ngrit mbi dy shtylla: demokracinë përbrenda dhe bashkëpunimin përjashta. Nën kujdesin amerikan, Perëndimi jo vetëm që përballoi Bashkimin Sovjetik, por krijoi edhe një model zhvillimi që solli dekada stabiliteti, rritjeje dhe besimi. Por historia nuk është kurrë lineare: ajo që dje ishte forcë, sot po del si dobësi.

Shifrat e dhunës seksuale – një simptomë alarmuese

Le të nisemi nga një fakt i thjeshtë statistikor. Në vitin 2000, rastet e dhunës seksuale të regjistruara ishin:

  • Angli & Uells: 8,593

  • Gjermani: 8,133

  • Francë: 7,500

  • Poloni: 2,399

Në vitin 2024, të njëjtat vende regjistruan:

  • Angli & Uells: 68,109

  • Gjermani: 39,029

  • Francë: 42,400

  • Poloni: 1,127

Ndërsa në Perëndim numrat u shumëfishuan, në Poloni ato ranë. Këtu nuk kemi vetëm statistika, por një dritare në shpirtin e krizës europiane: një kontinent që nuk di më të ruajë kohezionin e vet shoqëror.

Emigracioni i pakontrolluar si faktor historik

Pas vitit 2015, Europa u përball me krizën më të madhe migratore që nga Lufta e Dytë Botërore. Lufta civile në Siri, rrëzimi i shteteve në Lindjen e Mesme dhe prania e ISIS-it shtynë miliona njerëz drejt brigjeve të Mesdheut. Kancelarja Merkel do të hynte në histori me fjalët: Wir schaffen das (“Do ia dalim”), duke hapur kufijtë e Gjermanisë për mbi një milion refugjatë në pak muaj.

Por, “ne do ia dalim” rezultoi një deklaratë më shumë morale sesa politike. Përplasjet kulturore, krizat e integrimit, tensionet fetare dhe rritja e krimit u bënë realitet i përditshëm. Një tjetër valë migrimi u pa pas vitit 2022 me luftën në Ukrainë, ku miliona qytetarë u zhvendosën në Poloni, Gjermani dhe më gjerë. Ndryshe nga emigracioni sirian apo afrikan, ukrainasit u integruan më lehtë për shkak të afërsisë kulturore e fetare – një provë tjetër se homogjeniteti kulturor mbetet faktor i pazëvendësueshëm.

Polonia si kontrast politik dhe kulturor

Ndërkohë që Franca, Britania dhe Gjermania hapën kufijtë, Polonia dhe Hungaria mbajtën një politikë të ashpër kundër emigracionit nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Politikanët e Varshavës dhe Budapestit u kritikuan shpesh nga Brukseli për “mungesë solidariteti”, por sot statistikat tregojnë një tjetër histori: më pak trazira, më pak krime të rënda, më shumë stabilitet social.

Pyetja filozofike është e qartë: a është liria e plotë pa kufij një virtyt, apo një iluzion që po e shkatërron vetë themelin e qytetërimit europian?

Liberalizmi si projekt i paplotë

Liberalizmi i pasluftës dështoi sepse u bazua mbi një optimizëm të tepruar. Ai besonte se individët, pavarësisht prejardhjes, kulturës apo fesë, mund të integroheshin në një sistem të hapur vetëm nëpërmjet institucioneve dhe tregut të lirë. Por tradita, historia dhe identiteti nuk janë lehtësisht të zëvendësueshme.

Shifrat e rritjes së dhunës seksuale nuk janë thjesht tregues kriminalistikë; ato janë pasqyra të një shoqërie që nuk ka më kohezion. Ato tregojnë përçarjen mes “Europës së vjetër” dhe botës që sapo ka hyrë në lagjet e saj.

Dështimi i një rendi

Nëse rendi liberal fitoi mbi totalitarizmin e shekullit XX, sot po humb përballë kaosit të shekullit XXI. Nuk janë më tanket sovjetike që kërcënojnë Europën, por pasiguria në rrugët e saj, përplasjet kulturore, humbja e besimit tek vetja.

Polonia shfaqet si paradoks: një vend më konservator, më i mbyllur, por njëkohësisht më i qëndrueshëm. Ky kontrast tregon se Perëndimi ka nevojë për një ripërtëritje ideologjike – një liberalizëm që njeh kufijtë, një liri që nuk është e zhveshur nga tradita, një universalizëm që nuk e mohon rrënjën lokale.

Sepse në të kundërt, shifrat e sotme nuk janë vetëm një alarm statistikor, por profecia e një rendi që po shembet nga brenda.

After World War II, the Western world built a new political and economic framework, known as the liberal international order. It was founded on two pillars: democracy at home and cooperation abroad. Under American leadership, the West not only contained the Soviet Union but also created a model of development that brought decades of stability, growth, and confidence. But history is never linear: what was once strength is now revealed as weakness.

Sexual violence statistics – an alarming symptom

Let us begin with a simple statistical fact. In the year 2000, recorded cases of sexual violence were:

  • England & Wales: 8,593

  • Germany: 8,133

  • France: 7,500

  • Poland: 2,399

By 2024, the same countries recorded:

  • England & Wales: 68,109

  • Germany: 39,029

  • France: 42,400

  • Poland: 1,127

While numbers in Western Europe multiplied, Poland saw a decline. These figures are not just statistics, but a window into the soul of the European crisis: a continent that no longer knows how to safeguard its social cohesion.

Uncontrolled migration as a historical factor

After 2015, Europe faced its largest migratory crisis since World War II. The civil war in Syria, the collapse of states in the Middle East, and the rise of ISIS pushed millions towards the shores of the Mediterranean. Chancellor Merkel entered history with the words: Wir schaffen das (“We can do this”), opening Germany’s borders to over one million refugees within months.

But “we can do this” turned out to be more of a moral declaration than a political one. Cultural clashes, integration failures, religious tensions, and rising crime became everyday realities. Another wave of migration came after 2022 with the war in Ukraine, as millions fled to Poland, Germany, and beyond. Unlike the Syrian or African migration, Ukrainians integrated more easily due to cultural and religious proximity – another proof that cultural homogeneity remains an irreplaceable factor.

Poland as a political and cultural contrast

While France, Britain, and Germany opened their borders, Poland and Hungary pursued strict policies against migration from the Middle East and Africa. Leaders in Warsaw and Budapest were often criticized by Brussels for “lack of solidarity,” yet today the statistics tell a different story: fewer disturbances, fewer violent crimes, greater social stability.

The philosophical question is clear: is absolute borderless freedom a virtue, or an illusion that is destroying the very foundations of European civilization?

Liberalism as an incomplete project

Postwar liberalism failed because it rested on excessive optimism. It assumed that individuals, regardless of origin, culture, or faith, could be integrated into an open system merely through institutions and free markets. But tradition, history, and identity cannot be easily replaced.

The rise in sexual violence is not just a criminological marker; it is a mirror of a society that has lost cohesion. It reflects the fracture between “old Europe” and the new world that has entered its neighborhoods.

The failure of an order

If the liberal order triumphed over the totalitarianism of the 20th century, today it is collapsing in the face of the chaos of the 21st. It is no longer Soviet tanks that threaten Europe, but insecurity in its streets, cultural clashes, and the loss of self-confidence.

Poland emerges as a paradox: a more conservative, more closed country, yet more stable. This contrast shows that the West needs an ideological renewal – a liberalism that recognizes borders, a freedom not stripped of tradition, a universalism that does not deny the local root.

Otherwise, today’s figures are not just a statistical alarm, but a prophecy of an order crumbling from within.