The Garden City as an Urban Paradigm for a Sustainable Economic Model: The Case of Albania in the Fourth Post-Communist Decade

Qyteti Kopsht si Paradigmë Urbane për një Model Ekonomik të Qëndrueshëm: Rasti i Shqipërisë në Dekadën e Katërt Post-Komuniste

Gentian Kaprata dhe Anisa Kume

11/23/20251 min read

Instituti Konservator Shqiptar përshëndet publikimin e anëtarit tonë Gentian KaprataInternational Journal of Innovative Technology and Interdisciplinary Sciences, me artikullin: “The Garden City as an Urban Paradigm for a Sustainable Economic Model: The Case of Albania in the Fourth Post-Communist Decade”.

https://journals.tultech.eu/index.php/ijitis/article/view/330

Ky studim sjell një qasje të re për zhvillimin rajonal të Shqipërisë, duke e lidhur konceptin klasik të Garden City me realitetin e sotëm të ekonomisë së mbështetur nga remitancat. Kaprata demonstron, përmes analizave ekonometrike mbi 12 prefektura (2010–2024), se remitancat në vetvete shpesh mbeten konsum, por kur kombinohen me qeverisje transparente, ndërmjetësim financiar dhe planifikim policentrik, ato kthehen në motor të rritjes së qëndrueshme.

Artikulli prezanton modelin inovativ të Digital Garden City (DGC) dhe teorinë e Remittance-Linked Polycentric Network (RLPN), duke propozuar instrumente konkrete si Garden City Bonds, platforma digjitale për gjurmimin e remitancave dhe krijimin e mikro-qyteteve digjitale në zona të pazhvilluara si Kukësi, Dibra dhe Gjirokastra.

Ky kontribut është një hap i rëndësishëm në debatin mbi zhvillimin ekonomik dhe territorial të Shqipërisë, duke ofruar një vizion të bazuar në diasporë, digjitalizim dhe policentrizëm si rrugë drejt një modeli prodhues e të qëndrueshëm.

Ju ftojmë ta lexoni më poshte studimin të plotë.